Depozita nëntokësore e gazit në Dumre

PROJECT DETAILS

Albgaz synon ngritjen e depozitës nëntokësore të gazit natyror në formacionet kripore të Dumresë, duke rritur sigurinë dhe qëndrueshmërinë e furnizimit me gaz natyror dhe në mbulimin e kërkesave të konsumatorëve. Aktualisht, po përfundon studimi i fizibilitetit për këtë vepër të rëndësishme, që ndër të tjera do të shërbejë edhe për të përmbushur kushtet e vendosur nga Entit Rregullator të Energjisë për licencimin përfundimtar të Albgaz në cilësinë e operatorit të depozitimit.

Depozita nëntokësore të gazit në Dumre paraqet një projekt të rëndësisë lokale dhe rajonale, ndërsa synon të mbështesë dhe risë fleksibilitetin e sistemit aktual të transmetimit dhe atij të planifikuar në Shqipëri me rrjetet aktuale dhe ato të planifikuara të vendeve fqinje.

Ky projekt paraqet një sërë përfitimesh, që janë:

  • Prezantimi i një burimi energjetik më të pranueshëm ekologjikisht për rajonin (ndihmon në zëvëndësimin e burimeve fosile të energjisë si: qymyri, lënda drusore, nafta dhe njëkohësisht komplementon burimet e rinovueshme);
  • Fasilitimi i gazifikimit në Shqipëri si dhe në vendet e tjera të Ballkanit;
  • Ofrimi i gazit të diversifikuar në rajon;
  • Ofrimi i aksesit te rrjeti shqiptar i gazit;
  • Ofrimi i një kapaciteti të konsiderueshëm tranzitor në Shqipëri që sjell të ardhura shtesë;
  • Reduktimi i emisioneve CO2 në atmosferë dhe zhvillim ekonomik.

Studimi i fizibilitetit, që po realizohet përmes një financimi nga Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF), do të konsiderojë faktorët institucionalë në lidhje me tarifimin, implementimin, marrëveshjet dhe zhvillimin e operatorëve të hapësirave depozituese si dhe bashkërendimin me kuadrin rregullator. Aktualisht, konsulentët e përzgjedhur (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, in consortium with Mott MacDonald) po  hartojnë Termat e Referencës, duke i hapur më pas rrugën zbatimit të projektit.