Misioni

Ne jemi Albgaz

gaz-3-foto

Albgaz Sh.a. është një shoqëri aksionere me 100% të aksioneve të zotëruara nga shteti shqiptar. Selia qendrore e kompanisë ndodhet në qytetin e Tiranës, gjithashtu kompania ka nje zyrë përfaqësimi në qytetin e Fierit.

Shoqëria Albgaz Sh.a, do të funksionojë si një operator i kombinuar duke kryer veprimtarinë e operatorit të sistemit të transmetimit dhe operatorit të sistemit të shpërndarjes së gazit natyror në Republikën e Shqipërisë.

 

Rrjeti lokal i tubacionit të gazit

Rrjeti i tubacioneve është i shpërndarë në të gjithë pjesën perëndimore të Shqipërisë dhe përfundon në ORC në Ballsh. Infrastruktura vendase e rrjetit të gazit në Shqipëri ka një shtrirje më të madhe se infrastruktura e naftës. Fushat e gazit shtrihen nga Durrësi deri në Delvinë, Duke krijuar kështu një mundësi për konsumatorët për t’u lidhur me rrjetin. Infrastruktura e kufizuar e gazit vendas në disa vende është jashtë gjendjes operative dhe nevojiten punime të mëdha rehabilitimi. Albgaz Sh.a. administron rreth 500 km tubacione magjistrale të transportit të gazit të ndertuar para 40 vjetesh, me teknologji tashmë të vjetëruar, ku masat mbrojtesë nga korozioni janë minimale.

Për vitin 2017 gjatësia e tubacioneve pritet të 5-fishohet për të realizuar objektivat nga projektet e ndryshme si rrjedhojë e marrëveshjeve për krijimin e një rrjeti të kompletuar.