Pas marrëveshjeve të nënshkruara midis TAP dhe Autoriteteve Shqiptare, Snam Spa dhe Albgaz Sh.a. (Operatori i Kombinuar i Gazit Natyror në Shqipëri), Gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline (TAP) nënshkroi një Letër Angazhimi që shënon finalizimin e negocimit mbi Marrëveshjen e Mirëmbajtjes midis TAP-it dhe Albanian Gas Service Company Sh.A, shoqërisë së përbashkët që është krijuar midis Albgaz Sh.a dhe Snam S.p.a. me qëllim mirëmbajtjen e tubacionit të Gazsjellësin Trans Adriatic Pipeline (TAP) për pjesën që kalon në territorin e Shqipërisë.

Albanian Gas Service Company Sh.A, është krijuar si një shoqëri plotësisht operative e cila është përgjegjëse për kryerjen e veprimtarisë, mirëmbajtjes dhe shërbimeve teknike për Trans Adriatic  Pipeline AG, sipas marrëveshjes që do të lidhet midis Shoqërisë dhe TAP.

Kështu shoqëria e përbashkët “Albanian Gas Service CompanySh.A po kërkon personel lokal shqiptar për të operuar në strukturat në terren përgjatë rrugës së tubacionit TAP, të cilat do të vendosen në rrethet e Korçës, Beratit, Fierit dhe Corovodës. Shoqëria, do të rekrutojë 36 punonjës shqiptar, prej të cilëve: 24 me kualifikim teknik minimal bazë (Qendra e Mirëmbajtjes / Operatori i Stacionit të Kompresorëve), 12 me kualifikim  teknik të avancuar në cilësi drejtuese (Qendra e Mirëmbajtjes / Teknikët e Stacionit të Kompresorëve). 

Kandidatët do të trajnohen dhe do të certfikohen nga SNAM, në Itali dhe në Shqipëri, në 6-mujorin e parë 2019. Kompania italiane “SNAM” garanton kualifikimin e punonjësve si dhe transferimin e njohurive teknologjike sipas standardeve të sektorit, por në veçanti edhe të TAP. Për këtë arsye shoqëria e sapokrijuar ka çelur procesin e rekrutimit të profesionistëve të rinj duke u ofruar mundësi të rinjve shqiptarë për punësim.

Kandidatët e interesuar te dërgojnë aplikimin në : [email protected]