Plani 10-vjeçar i Zhvillimit të Rrjetit

Plani 10-vjeçar i Zhvillimit të Rrjetit
2026 - 2035
Plani i Zhvillimit përmban të dhëna si për investimet prioritare afatshkurtra dhe për ato afatmesme e afatgjata. Për qëllim të përkufizimit, ky Plan nuk është plan investimi në përputhje me kushtet dhe kriteret e shtjelluara në nenin 8, pikat (4) dhe (6) të Rregullores Nr.18/2018 "Për procedurat e paraqitjes dhe miratimit të planit të investimeve nga operatorët e transmetimit dhe shpërndarjes së gazit natyror".
Plani i investimit duhet të përmbajë të dhëna analitike për investimet, përcaktimin e afateve kohore për implementimin e detajuar të planit të investimeve, shoqëruar nga studim fizibiliteti, studim për impaktin në mjedis, të drejtat pronësore dhe të shfrytëzimit për të gjitha projektet e investimeve, analizën e kosto-përfitimit, sigurimin e efektivitetit të kostove të projektit dhe kostove të argumentuara.
Plani i Zhvillimit (PZH) i Albgaz, si pjesë përbërëse e strategjisë dhe planit të biznesit të shoqërisë 2026 - 2035, do të shërbejë si bazë për zhvillimin e ardhshëm të transmetimit dhe shpërndarjes së gazit në Shqipëri. Si rezultat, në përgjegjësinë e konsulentit janë integruar politikat përkatëse të qeverisë, masterplani i sektorit të gazit dhe objektivat e shoqërisë Albgaz.
Gjithashtu, Plani i Zhvillimit është në përputhje me rregulloren shqiptare të mjedisit dhe energjisë dhe çdo politikë tjetër të lidhur, duke vepruar gjithashtu në përputhje me direktivat e KE.
PZH nis duke kuptuar qartë dhe duke kryer një analizë të detajuar të sektorit të gazit në Shqipëri, veçanërisht në tre fusha:
(i) vlerësimi i aspekteve historike, afatmesme dhe afatgjata të kërkesës dhe ofertës;
(ii) analiza e kërkesave rregullatore ekzistuese dhe të ardhshme;
(iii) përcaktimi dhe përshkrimi i qartë i roleve dhe përgjegjësive të aktorëve kryesorë.
* Plani i Zhvillimit është në proces konsultimi dhe miratimi nga organet vendimmarrëse!