Përputhshmëria

Detyrat e Zyrtarit të Përputhshmërisë

1. Zyrtari i përputhshmërisë është përgjegjës për:

a) monitorimin e zbatimit të programit të përputhshmërisë;
b) përpunimin e një raporti vjetor, ku përcaktohen masat e marra për zbatimin e programit të përputhshmërisë dhe që dërgohet në ERE;
c) raportimin në organet përgjegjëse të OST-së dhe dhënien e rekomandimeve për programin e përputhshmërisë e zbatimin e tij;
ç) njoftimin e ERE-s për çfarëdo shkelje të konsiderueshme në lidhje me zbatimin e programit të përputhshmërisë;
d) raportimin në ERE-s për çdo marrëdhënie tregtare dhe financiare midis shoqërisë së integruar vertikalisht dhe OST-së.

2. Zyrtari i përputhshmërisë dorëzon në ERE propozimet për planin e investimeve apo të investimeve të veçanta në rrjet, pas miratimit nga OST-ja.

3. Zyrtari i përputhshmërisë raporton rregullisht në ERE dhe në organet përgjegjëse të OST-së me gojë ose me shkrim.

4. Zyrtari i përputhshmërisë mund të marrë pjesë në të gjitha mbledhjet e stafit menaxhues dhe organeve përgjegjëse të OST-së, duke përfshirë asamblenë e përgjithshme, organet mbikëqyrëse e menaxhuese, të cilat kanë detyrimin ta informojnë zyrtarin e përputhshmërisë për takimet eplanifikuara dhe për t’i vënë në dispozicion të gjitha materialet e nevojshme. Zyrtari i përputhshmërisë merr pjesë në të gjitha takimet që adresojnë çështjet në vijim:

a) kushtet për hyrjen në rrjet dhe përdorimin e rrjetit të transmetimit, në veçanti në lidhje me çmimet për shfrytëzimin e rrjetit, shërbimet e lidhura të rrjetit për aksesin dhe përdorimin e rrjetit të transmetimit, e alokimin e kapaciteteve të transmetimit dhe menaxhimin e kapacitetit të kufizuar, transparencën, balancimin dhe tregjet dytësore;
b) projektet e ndërmarra për të menaxhuar sistemin e gazit natyror dhe për të mirëmbajtur e zhvilluar rrjetin e transmetimit, përfshirë investimet në linjat ndërkufitare të interkoneksionit dhe lidhjet;
c) blerjet ose shitjet e energjisë të nevojshme për operimin e sistemit të gazit natyror dhe të sistemit të transmetimit, përfshirë shërbimet ndihmëse dhe shërbimin ebalancimit.

5. Zyrtari i përputhshmërisë monitoron pajtueshmërinë e OST-së me dispozitat që rregullojnë konfidencialitetin e OST-së.

6. Zyrtari i përputhshmërisë ka akses, pa detyrim njoftimi paraprak, në të gjitha të dhënat përkatëse e në zyrat e OST-së dhe në të gjitha informacionet e nevojshme për përmbushjen e detyrave të tij.

7. Këshilli mbikëqyrës ose, nëse kur ky organ nuk është krijuar ende, organi kolegjial i menaxhimit i OST-së mund të shkarkojë zyrtarin e përputhshmërisë, me miratimin paraprak të ERE-s. Zyrtari i përputhshmërisë mund të shkarkohet me kërkesë të ERE-s, për arsye të mungesës së pavarësisë apo kapaciteteve profesionale.

Programi i Përputhshmërisë

ALBGAZ krijon një program të përputhshmërisë, në të cilin përcaktohen masat e nevojshme për garantimin e sjelljes jodiskriminuese, i cili miratohet nga ERE, si dhe metodën për monitorimin e përputhshmërisë me këtë program. Programi i përputhshmërisë përcakton detyrimet e veçanta për të punësuarit e OST-së, me qëllim plotësimin e këtyre objektivave. Përputhshmëria me programin monitorohet në mënyrë të pavarur nga një zyrtar i përputhshmërisë.

Ky Program ka si qëllim të sigurojë:

1. Ndarjen e duhur dhe pavarësinë e OST;
2. Të shmangë sjelljet diskriminuese të OST ndaj pjesëmarrësve të tjerë të tregut të gazit natyror (këtu dhe më poshtë pjesëmarrësit) dhe përdoruesve të rrjetit;
3. Parandalimin e aksesit tek kushtet koncesionare në sistemin e transmetimit të cilat duhet të ofrohen për pjesëmarrësit dhe përdoruesit e rrjetit;
4. Prezantimi i një mekanizmi për zbatimin e këtij Programi dhe përcaktimi i detyrave funksionale dhe detyrimeve të punonjësve të OST në lidhje me këtë; dhe
5. Prezantimi i një mekanizmi për monitorimin dhe raportimin e zbatimit të këtij Programi.

Njofto/Raporto tek Zyrtari

Ju mund te njoftoni Zyrtarin e Perputhshmerise se Albgaz Sh.a pa u gjYkuar dhe duke ruajtur anonimatin, rreth ceshtjeve, situatave qe mund te lidhen me aktivitete joetike ose te paligjshme te Albgaz Sh.a, personelit dhe te gjithe personave te perfshire si; konflikt interesi, rrjedhje informacioni te ndjeshem dhe sekret, diskriminimi ne Rrjetin e Gazit ndermjet perdoruesve te sistemit te operimit, etj.

Informacioni juaj do te jete konfidencial!

Raporto: [email protected]