Organigrama

Organet drejtuese të  Shoqërisë  Albgaz Sh.a. janë:

1. Këshilli Mbikëqyrës
2. Administratori i shoqërisë është Z. Skerdi Drenova

Këshilli mbikqyrës përbëhet nga 6 (gjashtë) anëtarë të cilët emërohen nga Asambleja e Përgjithshme.

Kryetar:
Besjan Kadiu

Anëtarë:

Znj. Sindi Dushku
Znj. Xhuljana Muçaj
Znj. Eriona Gega
Znj. Rezearta Kokonozi
Znj. Dhurata Frashëri

__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Këshilli Mbikëqyrës është organi i shoqërisë i ngarkuar me mbikëqyrjen e veprimtarisë së Administratorit sipas politikave të Shoqërisë, neneve të Statutit dhe të legjislacionit të zbatueshëm.

Këshilli Mbikëqyrës ka për detyrë të:

  • Të japë direktiva për Administratorin për zbatimin e politikave të shoqërisë.
  • Vëzhgojë dhe mbikëqyrë zbatimin e politikave tregtare të Shoqërisë nga Administratori; dhe
  • Përgatisë, me kërkesë të Asamblesë së Përgjithshme masa të cilat janë në kompetencën e kësaj të fundit; të rekomandojë vendime për t’u marrë nga Asambleja e Përgjithshme, dhe të ekzekutojë vendimet e saj.

Këshilli Mbikëqyrës është kompetent të:

  • Thërrasë Asamblenë e Përgjithshme sa herë kjo konsiderohet e nevojshme për interesat e Shoqërisë dhe menjëherë pas verifikimit të rrethanave të parashikuara nga pikat 3, 4 dhe 5 të nenit 136 të Ligjit për Shoqëritë Tregtare;
  • Sigurojë që Shoqëria zbaton ligjet dhe standardet e zbatueshme të kontabilitetit;
  • Shqyrtojë librat e Shoqërisë. dokumentet dhe asetet;
  • Sigurojë që pasqyrat vjetore të kontabilitetit dhe raporti i performancës se Shoqërisë të përgatiten në mënyrë të rregullt nga Administratori, dhe qe ky i fundit të përmbushë çdo detyrim tjetër ligjor apo statutor për raportim apo publikim. Këto dokumente duhen miratuar e nënshkruar nga të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, për t’i paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme së bashku me një raport të Këshillit Mbikëqyrës në lidhje me arsyet e miratimit dhe një përshkrim të mënyrave se si është monitoruar administrimi gjatë vitit financiar; dhe
  • Sigurojë që auditimi i librave dhe i regjistrave të kryhet të paktën çdo vit nga një ekspert kontabël i pavarur dhe që raporti i auditorit drejtuar Asamblesë së Përgjithshme t’i jetë vënë në dispozicion çdo anëtari të Këshillit Mbikëqyrës. Raporti i Këshillit sipas gërmës së mëparshme (d) duhet të përmbajë gjithashtu mendimin e Këshillit mbi raportin e auditimit.
  • Të krijojë komitete të përhershme apo të posaçme, për cështje të ndryshme operacionale të shoqërisë;
  • Të krijojë komitetin e posaçëm të auditimit të brendshëm, në të cilin bëjnë pjesë jo më pak se 3 anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës;
  • Të kërkojë informacion dhe të iniciojë procese llogaridhënie për çdo rast që e sheh të arsyeshme lidhur me vendimet e marra nga Administratori, ose aktivitetin e shoqërisë apo divizioneve e departamenteve te tjera te saj.
  • Të miratojë strukturën organizative dhe strukturën e personelit të Shoqërisë, si dhe ndryshimin e tyre;
  • Të emërojë dhe të lirojë nga detyra Administratorin e Shoqërisë.
  • Të miratojë strukturën e drejtorisë se auditit te brendshëm të shoqërisë dhe të emërojë drejtorin e anëtarët e saj.
  • Të miratojë planin vjetor të investimeve, përfshirë marrëveshjet në lidhje me kapacitetet e interkonjeksionit ndërkufitar, shërbimet e transmetimit, shpërndarjes, depozitimit, dhe të impianteve të gazit natyror të lëngëzuar.
  • Të miratojë programet e shoqërisë për planifikimin, projektimin, ndërtimin, zotërimin, operimin dhe mirembajtjen në përputhje me rregullat teknike të kapaciteteve te reja teknike te transmetimit, shpërndarjes dhe interkonjeksionit të gazit natyror, si dhe të depozitave te gazit natyror si dhe te terminaleve të gazit natyror të lëngëzuar.
  • Të miratojë hyrjen në një marrëveshjeje huaje apo kredie (të marra apo të dhëna), ose krijime të tjera (apo marrëveshje për krijim) të një borxhi të Shoqërisë deri në shumën prej 10.000.000 EURO;
  • Të japë miratimin paraprak për blerjen e aseteve të paluajtshme mbi vlerën 100.000 Euro.
  • Të miratojë paraprakisht shitjen apo çdo formë disponimi të aseteve të paluajtshme të Shoqërisë me vlerë nga 50.000 deri 100.000 EURO, dhe të kërkojë paraprakisht miratimin e Asamblesë për vlera më të mëdha se 100.000 EURO.
  • Të miratojë paraprakisht shitjen e aseteve te luajtshme në rast se vlera e nje kontrate është nga 50.000 deri 100.000 EURO, ose nëse vlera kumulative e këtyre kontratave është nga 250.000 deri 500.000 EURO brenda një viti financiar.
  • Të miratojë paraprakisht ndryshimet në planin financiar të Shoqërisë me kërkese nga Administratori dhe të marre aprovimin nga Asambleja për ndryshimet që janë me të larta se 25% (njëzet e pesë përqind) e vlerës fillestare të planit financiar të vitit ushtrimor.
  • Të miratojë paraprakisht ndryshimet në planin financiar të Shoqërisë me kërkesë nga Administratori kur ka ndryshim te vlerës fillestare më pak se 25% (njëzet e pesë perqind).
  • Të miratojë paraprakisht propozimet e Administratorit për donacione, sponsorizime. financimin e projekteve sociale, kulturore dhe bamirësie.
  • Përveç rasteve specifike të përcaktuara në gërmën 1, m, n, o, p të pikës 3 neni 16, të miratojë ndryshimet nga plani i miratuar për furnizimin me mallra, shërbime apo shpenzime të tjera. Është kompetencë e Këshillit Mbikëqyrës t’i propozojë Asamblesë së Përgjithshme ndryshimin e këtyre limiteve një herë në vit gjatë miratimit të buxhetit për vitin pasardhës, si edhe sa herë që kjo mund të përbëjë stimul për rritjen e aktivitetit financiar dhe ekonomik të shoqërisë.