Misioni

Albgaz Sh.a. - Operator i Sistemit të Gazit Natyror
Albgaz Sh.a. është një shoqëri aksionere me 100% të aksioneve të zotëruara nga shteti shqiptar. Selia qendrore e kompanisë ndodhet në qytetin e Tiranës, gjithashtu kompania ka një zyrë përfaqësimi në qytetin e Fierit.
Shoqëria Albgaz Sh.a. do të funksionojë si një operator i kombinuar duke kryer veprimtarinë e operatorit të sistemit të transmetimit dhe operatorit të sistemit të shpërndarjes së gazit natyror në Republikën e Shqipërisë.
Rrjeti lokal i tubacionit të gazit
Rrjeti i tubacioneve është i shpërndarë në të gjithë pjesën perëndimore të Shqipërisë dhe përfundon në ORC në Ballsh. Infrastruktura vendase e rrjetit të gazit në Shqipëri ka një shtrirje më të madhe se infrastruktura e naftës.
Infrastruktura e gazit
Fushat e gazit shtrihen nga Durrësi deri në Delvinë, duke krijuar kështu një mundësi për konsumatorët për t'u lidhur me rrjetin. Infrastruktura e kufizuar e gazit vendas në disa vende është jashtë gjendjes operative dhe nevojiten punime të mëdha rehabilitimi.
Albgaz Sh.a. administron rreth 500 km tubacione magjistrale të transportit të gazit të ndërtuar para 40 vitesh, me teknologji tashmë të vjetëruar, ku masat mbrojtëse nga korozioni janë minimale.