Pas marrëveshjeve të nënshkruara midis TAP dhe Autoriteteve Shqiptare, Snam Spa dhe Albgaz Sh.a. (Operatori i Kombinuar i Gazit Natyror në Shqipëri), po krijojnë një shoqëri e përbashkët e cila do të ketë si objektiv mirëmbajtjen e tubacionit të gazsjellësit TAP (Trans Adriatic Pipeline) për pjesën që kalon në territorin e Shqipërisë. Gjurma e TAP-it në Shqipëri është rreth 215 km e gjatë në pjesën tokësore  nga kufiri greko-shqiptar pranë Bilishtit deri në rrethin e Fierit në brigjet e Detit Adriatik.

JV(Kompania) po kërkon personelin lokal / Shqiptar për të operuar në strukturat në terren përgjatë rrugës së tubacionit TAP ( Qendrat e Mirëmbajtjes / Detektimet dhe Stacionin e Kompresorëve), të cilat do të vendosen në rrethet e Korçës, Beratit, Fierit dhe Çorovodës.

JV do të rekrutojë 36 punonjës shqiptar, prej të cilëve: 24 me kualifikim teknik minimal bazë (Qendra e Mirëmbajtjes / Operatori i Stacionit të Kompresorëve), 12 me kualifikim  teknik të avancuar në cilësi drejtuese (Qendra e Mirëmbajtjes / Teknikët e Stacionit të Kompresorëve).  Kompania Italiane SNAM garanton kualifikimin e punonjësve të Joint Venture në Itali dhe transferimin e njohurive teknologjike sipas standarteve të sektorit por në veçanti edhe të TAP.

Për këtë arsye Albgaz Sh.a. hap proçesin e rektutimit të profesionistëve të rinj duke u ofruar mundësi të rinjve shqiptar për punësim. Albgaz Sh.a synon të identifikojë, dallojë dhe të përzgjedhë kandidatët më energjik dhe të kualifikuar duke u ofruar mundësinë për karrierë.
Periudha e aplikimit: 01/08/2018 – 18/09/2018

Proçesi i rekrutimit përfshin hapat e mëposhtëm:

1- Dërgimi i aplikimit

Në faqen zyrtare të Albgaz Sh.a www.albgazold.pixercreative.com , tek fusha “Njoftime” ndodhet nënfusha “Vende të lira pune”, shfaqen të gjitha vendet vakante. Aplikoni për pozicionin që përshtatet me profilin dhe interesin tuaj në adresën [email protected].

2- Filtrimi i aplikimeve

CV-ja dhe letra e interesit (Shqip dhe Anglisht, Format Pdf) do të analizohet dhe vlerësohet nga ekspertët e rekrutimit. Ky hap konsiston në  përzgjedhjen e kandidatëve që janë më shumë në përputhje me kërkesat e paraqitura në njoftimin përkatës.

3- Intervista e parë

Intervista e parë bëhet me ekspertët shqiptarë të rekrutimit, dhe ju do të keni mundësinë të shpalosni arritjet dhe eksperiencat tuaja, në mënyrë të detajuar.

4- Testi Teknik

Përveç intervistës ne shfrytëzojmë  edhe një tjetër metodë vlerësimi, siç është Testi Teknik, i cili përmban pyetje relevante për pozicionin në fjalë.

5- Intervista Përfundimtare

Kandidatët të cilët kanë kaluar me sukses intervistën e parë dhe Testin Teknik, do të kalojnë në intervistën përfundimtare. Intervista përfundimtare do të bëhet nga ekspert shqiptarë dhe Partnerët e huaj Strategjik të Albgaz Sh.a. Intervista do të zhvillohet në Shqip dhe Anglisht, kjo e fundit e preferueshme.

6- Përmbyllja e proçesit

Përmbyllja e proçesit do të finalizohet me përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë sipas pozicioneve përkatëse. Kandidatët e përzgjedhur do ti nënshtrohen kualifikimit Teknik për punime mirëmbajtjeje të Transportuesve të gazit (Gazsjellësit) TAP, jashtë Shqipërisë. Çertifikimi i kualifikimit të kandidatëve është evropian, ndërkombëtar.