Administratori

Këshilli Mbikqyrës me vendim Nr.5 Datë 06/04/2018 emëron Z. Arber Avrami, Administrator të Operatorit të Kombinuar të Gazit Natyror në Republikën e Shqipërisë, Albgaz Sh.a.

Z.Avrami e merr këtë detyrë pas largimit të Administratorit Z. Genci Gjeçi, i cili e ushtroi këtë detyrë prej Shtatorit të vitit 2017.

Z. Avrami ka përfunduar studimet për Menaxhim Biznesi në Angli. Pas ushtrimit të detyrës si drejtor në Drejtorinë Tregtare pranë Albgaz Sh.a dhe performancës së tij të lartë pranë kësaj drejtorie, tashmë i besohet drejtimi i Albgaz Sh.a.