Albgaz Sh.a dhe Snam S.p.A një nga kompanitë lider në Evropë për infrastrukturën e gazit natyror, kanë një partneritet strategjik i cili synon të avancojë zhvillimin e sektorit të gazit natyror në Shqipëri.
Takimet mes palëve janë pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar kapacitetet teknike, menaxhuese dhe strategjike të Albgaz Sh.a, duke e bërë atë një aktor kyç në tregun energjitik rajonal.
Në takimin e radhës ndërmjet përfaqësuesëve të Snam S.p.A dhe Albgaz Sh.a, administratorja e Albgaz Sh.a, Znj. Amarda Kapaj falenderoi përfaqësuesin e Snam S.p.A z. Roberto Zingoni, për mbështetjen e vazhdueshme dhe ritheksoi vullnetin e Albgaz sh.a për të përmbyllur me sukses marrëveshjet e diskutuara mes palëve.
Gjatë takimit, diskutimet u përqëndruan në forcimin e bashkëpunimit dhe ndarjen e eksperiencave më të mira mes palëve, për të siguruar vazhdimësi dhe realizimin me sukses të planeve strategjike.
- By:Albgaz
- 0 comment