Karriera

Karriera
11 pozicione të lira
1
Zyrtar i Përputhshmërisë
Kriteret e pozicionit:
1. Kriteret Profesionale:
  • Personi fizik duhet të zotërojë diplomë të nivelit "Master Shkencor" në Shkenca Juridike ose Ekonomike, pas një diplome Bachelor në të njëjtat fusha
  • Personi fizik ose juridik duhet të ketë përvojë të paktën 5-vjeçare në shërbime ligjore ose ekonomike
2. Kriteret e Përzgjedhjes:
  • Personi/Kompania duhet të ketë aftësi analizuese në çështjet rregullatore, me fokus mbikëqyrjen e zbatimit të kërkesave ligjore mbi transparencën, përputhshmërinë e procedurave dhe praktikave konform rregulloreve përkatëse
  • Personi/Kompania nuk duhet të ketë një kontratë shërbimi aktuale me ndonjë subjekt tjetër të angazhuar në sektorin e gazit, përveç operatorit të kombinuar Albgaz Sh.a
  • Kandidati nuk duhet të kryejë asnjë detyrë tjetër profesionale dhe nuk lejohet të marrë pjesë në ndonjë biznes ose të jetë partner biznesi me ndonjë pjesë të kompanisë vertikalisht të integruar, me shumicën e aksioneve të saj, ose me ndonjë kompani të lidhur në aktivitetin e gazit natyror përveç transmetimit të gazit natyror
3. Kriteret Kualifikuese:
  • Personi kandidat duhet të paraqesë dëshmi penaliteti dhe verifikim të procedimeve gjyqësore
  • Personi kandidat duhet të ketë kontribute të sigurimeve shoqërore, taksa dhe tatime të shlyera
  • Kompania duhet të mos jetë në proces falimentimi ose likuidimi
Shënim: Kandidatura do të përzgjidhet pas një procesi paraprak nga Albgaz sh.a, duke verifikuar përmbushjen e kërkesave formale të Programit të Përputhshmërisë së Operatorit të Sistemit të Transmetimit për Gazin Natyror, të miratuar me Vendimin nr. 77, datë 26.05.2017, të E.R.E. si dhe në Ligjin nr. 102/2015, datë 23.09.2015, "Për Sektorin e Gazit Natyror", neni 47 pika 2.

Shoqëria Albgaz Sh.a., sigurohet që kandidati të jetë i pavarur. Saktësisht, Zyrtari i Përputhshmërisë nuk duhet të kryejë asnjë detyrë tjetër profesionale dhe nuk lejohet që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të marrë pjesë në ndonjë biznes ose të jetë partner biznesi me ndonjë pjesë të kompanisë të integruar vertikalisht ose me shumicën e aksioneve të saj, ose me ndonjë kompani të lidhur në aktivitetin e gazit natyror përveç transmetimit të gazit natyror (duke përfshirë edhe operatorin e kombinuar, sipas rastit).
📅 Afati i fundit: _________________
📧 Dërgo CV në: [email protected]
2
Drejtor
Drejtoria e Financës, Kontabilitetit dhe Programimit
Kriteret e pozicionit:
  • Të zotërojë diplomë universitare Master Shkencor (ose ekuivalent) në profilet Ekonomi, Kontabilitet, Financë
  • Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e politikave strategjike, operacionale dhe financiare të shoqërisë
  • Jep rekomandime për politikat financiare dhe siguron zbatimin e tyre në përputhje me legjislacionin
  • Siguron mbajtjen e saktë dhe të përditësuar të llogarive, regjistrave dhe transaksioneve financiare
  • Rishikon dhe jep mendim për strukturën e tarifave dhe politikat e të ardhurave
  • Kontrollon të ardhurat, shpenzimet dhe administrimin financiar të përgjithshëm
  • Siguron përgatitjen, analizën dhe raportimin periodik të pasqyrave financiare
  • Evidenton dhe raporton çdo dobësi në menaxhimin financiar dhe propozon masa për përmirësim
  • Përgatit buxhetin operativ dhe kapital, mbikëqyr zbatimin e tij
  • Organizon, drejton dhe mbikëqyr punën e personelit në varësi
📅 Afati i fundit: _________________
📧 Dërgo CV në: [email protected]
3
Drejtor
Drejtoria Teknike
Kriteret e pozicionit:
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë, profili Inxhinieri Nafte/Gazi
  • Të ketë minimumi 5 vjet eksperiencë në role drejtuese në profilin përkatës
  • Të ketë njohuri të Ligjit për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze, gjuha italiane përbën avantazh
📅 Afati i fundit: _________________
📧 Dërgo CV në: [email protected]
4
Specialist Auditi
Drejtoria e Auditit të Brendshëm
Kriteret e pozicionit:
  • Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë në profilet Juridik ose Ekonomik
  • Të njohë shumë mirë gjuhën angleze
  • Të jetë person korrekt, energjik dhe ambicioz
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi
Shënim: Pozicioni bazohet në ligjin nr. 114/2015 "Për auditin e brendshëm në sektorin publik" dhe Vendimin e Këshillit Mbikëqyrës nr. 2, datë 26.01.2017. Auditimi i Brendshëm është strukturë e pavarur në varësi të drejtpërdrejtë të Këshillit Mbikëqyrës.
📅 Afati i fundit: _________________
📧 Dërgo CV në: [email protected]
5
Specialist IT
Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse
Kriteret e pozicionit:
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë, profili Informatikë
  • Të ketë eksperiencë në të njëjtën detyrë në një kompani të ngjashme për 0-2 vjet
  • Të njohë shumë mirë gjuhën angleze
  • Të jetë person energjik dhe ambicioz me aftësi të shkëlqyera komunikimi
  • Të ketë njohuri të theksuara mbi CCNA, Active Directory, M365 Administration, Sharepoint, OneDrive, MS Teams
  • Organizon punën e Administrimit të Serverave dhe Sigurisë
  • Autorizon aksesin e përdoruesve dhe siguron administrimin e bazave të të dhënave
  • Help Desk
📅 Afati i fundit: _________________
📧 Dërgo CV në: [email protected]
6
Kompresorist
Drejtoria Teknike - Drenovë
Kriteret e pozicionit:
  • Përgjigjet për furnizimin e kompresorit me energji elektrike në nivelet e parametrave sipas katalogut
  • Ndjek në mënyrë të vazhdueshme parametrat e punës të aparaturave të komandimit dhe kontrollit
  • Ndjek punën e elektromotorëve të vegjël të pompave të sistemit të lubrifikimit
  • Ndjek punën e elektrovalvulave për të siguruar funksionimin normal
  • Ndjek punën e motoreve elektrik të pompave centrifugale të sistemit të ftohjes
  • Të ketë njohuri të plota për rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjes në punë
  • Përgjigjet për zbatimin e masave mbrojtëse nga rryma elektrike
📅 Afati i fundit: _________________
📧 Dërgo CV në: [email protected]
7
Ndihmës Operator
Drejtoria Teknike - Stacioni i Gazit Ballsh
Kriteret e pozicionit:
  • Në varësi direkte të Operatorit të gazit në Stacion
  • Të zbatojë me korrektesë detyrat sipas rregullores teknike
  • Të lexojë saktë treguesit e aparaturave të matjes dhe t'i dokumentojë ato
  • Të kryej veprimet e nevojshme në skemën teknologjike të Stacionit
  • Të ketë njohje të plotë të Skemës teknologjike të Stacionit
  • Të zotërojë rregulloren e Sigurimit Teknik
  • Të ketë njohuri për rrezikun e eksplodimit të gazit dhe vetitë toksike
📅 Afati i fundit: _________________
📧 Dërgo CV në: [email protected]
8
Operator
Drejtoria Teknike - Stacioni i Gazit Fier
Kriteret e pozicionit:
  • Duhet të kalojë testimin në një komision inxhiniero-teknik
  • Mban lidhje të vazhdueshme me përgjegjësit e turneve dhe kontrollorët
  • Çdo bisedë dhe urdhër duhet të shënohet në raportin ditor
  • Urdhëron dhe kontrollon punën e kontrollorit të tubacionit
  • Plotëson dokumentacionin: procesverbalin e marrjes së punës, parametrat teknologjikë, bilancin e gazit, etj.
  • Përgjigjet për mirëmbajtjen e mjeteve të MNZ dhe mbrojtjes nga gazi helmues
  • Përgatit skemën e Stacionit për lëshimin e gazit
📅 Afati i fundit: _________________
📧 Dërgo CV në: [email protected]
9
Dispeçer
Drejtoria Teknike - Fier
Kriteret e pozicionit:
  • Arsimi i lartë profesional, Inxhinieri nafte & gazi
  • Koordinon punën gjatë manovrimeve operative duke zbatuar rregullat e sigurimit teknik
  • Therret personelin e brigadës së avarive për lokalizimin dhe eliminimin e avarive
  • Mban lidhje dhe koordinon veprimet me personelin drejtues të Stacionit të Gazit
  • Regjistron çdo urdhër në librin e urdhërave duke shënuar orën dhe datën
  • Shënon të dhënat e marra nga stacioni i kompresorëve çdo orë
  • Përpilon fletën e informacionit 24-orar me të gjitha problematikat
📅 Afati i fundit: _________________
📧 Dërgo CV në: [email protected]
10
Kontrollor
Drejtoria Teknike
Kriteret e pozicionit:
  • Arsimi i mesëm profesional: Teknikum i Naftës / Industrial / Prodhim / I përgjithshëm
  • Të ketë disiplinë dhe vullnet për punë
  • Të jetë i përpiktë dhe fleksibël në orarin e punës
📅 Afati i fundit: _________________
📧 Dërgo CV në: [email protected]
11
Roje
Drejtoria Teknike
Kriteret e pozicionit:
  • Arsimi i mesëm profesional / I përgjithshëm
  • Të ketë disiplinë dhe vullnet për punë
  • Të jetë i përpiktë dhe fleksibël në orarin e punës
📅 Afati i fundit: _________________
📧 Dërgo CV në: [email protected]
📧 Për aplikime: [email protected]
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen