Me vendim të Këshillit Mbikqyrës Nr.5, datë 10.01.2025, Z. Skerdi Drenova është emëruar Administrator i Albgaz Sh.a.

Z. Drenova sjell një eksperiencë të gjerë dhe aftësi të spikatura në sektorin energjitik, duke kontribuar në rritjen dhe zhvillimin e suksesshëm të projekteve të rëndësishme kombëtare.

Me vizionin dhe profesionalizmin e tij, pritet që Albgaz Sh.a. të forcojë pozicionin e saj si një aktor kryesor me fokus  në avancimin e projekteve strategjike të Gazit Natyror në Shqipëri dhe rajon.