Objekti kryesor i aktivitetit të Shoqërisë Albgaz sh.a. është të ofroj gaz natyror nëpërmjet rrjetit të trasmetimit, shpërndarjes, depozitimit dhe të impiantit të gazit natyror. Shoqëria realizon objektin e veprimtarisë së saj sipas Ligjit nr. 102/2015, “Për Sektorin e Gazit Natyror”, me konkretisht:

  1. Kryerja e veprimtarive të nevojshme dhe të drejtpërdrejta të lidhura me operimin dhe funksionimin e rrjetit të trasmetimit, rrjetit të shpërndarjes, hapësirave të depozitimit në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  2. Zhvillimin e rrjetit të trasmetimit, të shpërndarjes, të depozitimit dhe impianteve të gazit natyror sipas planeve financiare te aprovuara në përputhje me perspektivat e zhvillimit ekonomik, politikave kombëtare, rajonale dhe planeve kombëtare te aprovuara nga qeveria e Republikës së Shqipërise apo Komunitetit të Energjisë.
  3. Propozimin, zhvillimin dhe adaptimin e kodit të rrjetit të trasmetimit, të shpërndarjes, të depozitimit dhe impiantevetë gazit natyror.
  4. Dhënies së aksesit pa diskriminim tek të gjithë operatorët e licensuar sipas legjislacionit në fuqi.
  5. Balancon rrjetin e trasmetimit, të shpërndarjes, të depozitimit dhe të impianteve të gazit natyror.
  6. Shërbime të tjera për klientët, që janë të nevojshme për të përmbushur detyrimet ndaj tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi.