ERE miraton metodologjinë e tarifave të gazit natyror

Operatori i Kombinuar i Gazit Natyror në Republikën e Shqipërisë, Albgaz Sh.a vazhdon të zbatoj me përpikmëri të gjitha  kushtet e përcaktuara nga legjislacioni shqiptar “Për Sektorin e Gazit Natyror” dhe Komuniteti i Energjisë.

Me Vendim Nr. 178, Datë 08.11.2017, Bordi i Entit Rregullator të Energjisë, vendosi miratimin e metodologjisë së llogaritjes së tarifave të rrjetit të transmetimit dhe shpërndarjes së gazit natyror. Bordi i Komisionerëve miratoi si pikë të parë draft metodologjinë e tarifave si kriteri kryesor për të vijuar më pas me çertifikimin final të Albgaz Sh.a.
Miratimi i metodologjisë së llogaritjes së tarifave të rrjetit të transmetimit dhe të shpërndarjes së gazit natyror nga ana e Bordit të Komisionerëve, i hap rrugë kompanisë që të aplikojë për një tarifë të re nga ajo që është miratuar deri në fund të këtij viti.

Shperndaj