Albgaz pjesëmarrës në eventin më të rëndësishëm energjitik “Energy Expo & Forum 2018”

notifications

Eventi më i rëndësishëm në fushën e energjisë “Energy Expo & Forum Albania 2018” mban edicionin e tij të dytë ne datat 5-6 tetor. Fokusi kryesor i këtij eventi është energjia e rinovueshme, dhe i gjithë spektri energjitik duke filluar nga mundësitë, potencialet, por pa lënë menjanë edhe sfidat që has ky sektor.

Albgaz është i pranishem në të dy ditet e panairit. Administratori Z. Arbër Avrami, në fjalën e tij theksoi se Albgaz po ecën me intensitet në të gjitha drejtimet për të cilat sektori i gazit ka nevojë të zhvillohet.
“ Albgaz identifikohet me zhvillimin e plotë të sektorit të gazit në Shqipëri, jo vetëm në infrastrukturë , por në veçanti në rritjen e kapaciteteve të nevojshme tekniko-humane për zhvillimin e tij. Prandaj dhe Albgaz ka zgjedhur partnerin strategjik Snam Rete Gas nga Italia, si për kualifikimin e stafit ashtu edhe per ofrimin eksluziv të shërbimeve të mirëmbajtjes ndaj gazësjellesit Tap, kontratë e cila pritet të finalizohet në javët në vijim”- u shpreh Z.Avrami.

“Energy Expo & Forum Albania 2018 ” këtë vit është një format me risi më te madhe , me pjesëmarrje të gjerë të aktorëve më të rëndësishëm të tregut energjitik shqiptar dhe rajonal, por edhe përtej kufijve duke rritur kështu mundësitë e bashkëpunimit. Një mbështjetje e madhe e nismave te tilla si çdo herë është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Share on