BERZH do të mundësojë asistencë teknike për Albgaz Sh.a

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të mundësojë asistencë teknike për kompaninë e krijuar së fundmi, Albgaz Sh.A në lidhje me rritjen e kapaciteteve rregullatore dhe ligjore.

Albgaz Sh.a, Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) për Shqiperinë, u themelua në Janar të vitit 2017 dhe është përgjegjës për operimin, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së transmetimit, shpërndarjes, depozitimit dhe GLN.

Aktualisht Shqipëria nuk ka një prodhim të mirfilltë të gazit natyror dhe nuk është i lidhur me ndonjë prej rrjeteve rajonalë të gazit natyror. Tubacioni i ardhshëm Trans Adriatik pritet të jetë një gur themeli në zhvillimin  e tregut të gazit në Shqipëri dhe krijimi i Operatorit të Kombinuar të Gazit Natyror është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës së gazit.

Tashmë në një vit nga krijimi, Albgaz Sh.a synon të zgjedhë dhe të kontraktojë një kompani konsulente për të ofruar ndihmë në formën e ngritjes së kapaciteteve për funksionin e tij ligjor dhe rregullator.

Kliko KËTU per te parë linkun.

 

Shperndaj