Albgaz pjesë e konferencës së EITI Albania

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në bashkëpunim me Nismën për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse(EITI) organizuan në datat 20 dhe 21 Dhjetor, konferencën me temë “Taksat dhe kuadri ligjor i industrive nxjerrëse – rasti i Shqipërisë dhe praktikat më të mira ndërkombëtare”. Në këtë konferencë ishin të pranishëm Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë z.Enis Aliko, Drejtori i Sekretariatit Kombëtar Shqiptar të Iniciativës Globale për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse Z.Ardit Kamberi, Drejtoresha e Bankës Botërore në Tiranë Znj. Maryam Salim, si dhe Z.Ervin Mete, Drejtor Kabineti i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Operatori i Kombinuar i Gazit Natyror u përfaqësua në konferencë nga Administratori Z. Genci Gjeçi.

Në fjalën e tii Z. Gjeçi, pasi përgëzoj punën  dhe arritjet e EITI, bëri një prezantim të Albgaz Sh.a, në të cilën u theksuan arritjet e kompanisë në vitin e parë të krijimit si dhe rëndësinë e Albgaz në infrastrukturën e gazit në Shqipëri.

Albgaz Sh.a është operatori i Kombinuar i Gazit Natyror dhe nuk përbën subjekt të drejtëpërdrejtë të raportimit, duke qënë se Albgaz funksionon fillimisht si Transmetues dhe Shpërndarës i gazit natyror. Megjithatë, bashkëpunimi i Albgaz do të jetë i plotë, pasi, përveç EITI edhe ligji 102/2015 “Ligji për sektorin e Gazit Natyror” dhe raportimi ynë në ERE, mundëson transparencë të plotë për publikun dhe tregun energjitik në përgjithësi dhe atë të gazit natyror në veçanti.

Në funksion të këtij qëllimi dhe zbatimit të ligjit 102/2015 Për Sektorin e Gazit Natyror, akteve nënligjore dhe VKM-ve përkatëse Albgaz Sh.a mbasi siguroj Miratimin e Metodologjisë së Tarifave  arriti të marrë Çertifikim përfundimtar  më 8 Nëntor 2017 dhe Licensim të plotë më 10 Nëntor 2017, në aktivitetin e Shpërndarjes dhe Transmetimit të Gazit Natyror, nga ERE dhe Sekretariati i Energjise.

Raportet mbi progresin dhe reformat në sektorin energjitik shprehimisht vlerësojnë arritjet e shpejta dhe cilësore në sektorin e gazit natyror nga Albgaz Sh.a.

Share on