Albgaz pjesë e “Energy Expo & Forum”

Operatori i Kombinuar i Gazit Natyror në Shqipëri, Albgaz Sh.a, merr pjesë në panairin e organizuar nga Expocity Albania me titull “Energy Expo & Forum 2017” 14-16 Nëntor 2017

Ky panair vjen si një bashkëpunim i përbashkët mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, si dhe  Bashkisë së Tiranës. Fokusi kryesor i këtij organizimi është  Energjia e Rinovueshme dhe Efiçenca e Energjisë, ku të gjithë aktorët e tregut të energjisë elektrike do të paraqesin produktet dhe shërbimet e tyre. Paralelisht me panairin u organizuan edhe dy forume me po të njëjtën tematikë.

Nën moderimin e Drejtorit për Energjinë e Rinovueshme dhe Efiçencën pranë MIE, Z. Gjergj Simaku, forumi mirëpriti përfaqësues të kompanive shtetërore por edhe private të cilët veprojnë si aktor në tregun energjitik Shqiptar.

Pjesë e Energy Expo & Forum, u bë edhe Albgaz Sh.a, me përfaqësues Administratorin Z. Genci Gjeçi. Albgaz Sh.a mori pjesë në forumin për Energjinë e Rinovueshme, datë 14 nëntor.

Z. Gjeçi gjatë fjalës së tij bëri një prezantim të kompanisë, ku theksoi rëndësinë e Albgaz në gazifikimin si dhe në zhvillimin e infrastrukturës së gazit në vendin tonë. Gjithashtu ai paraqiti një panoramë të gjerë të arritjeve të deritanishme si dhe të projekteve prioritare të investimit në të ardhmen.

Shperndaj