Albgaz licensohet si Operator i Kombinuar i Gazit Natyror.

Muaj nëntor mund të cilësohet si muaj i arritjeve të Operatorit të Kombinuar të Gazit Natyror në Republikën e Shqipërisë.

Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë, mbasi miratoi metodologjinë e tarifave të gazit natyror si kriter kryesor, vijoi me certifikimin përfundimtar të Albgaz Sh.a. Kjo tregoi se Operatori i Kombinuar i Gazit Natyror i ka plotësuar me përpikmëri të gjitha hapat dhe kushtet e përcaktuara nga legjislacioni shqiptar dhe Komuniteti i Energjisë.

Me  Vendim Nr.187 datë 10.11.2017 dhe me Vendim Nr.188 datë 10.11.2017, në mbështetje të Ligjit Nr. 102/2015 “Për sektorin e Gazit Natyror” si dhe neneve 4, 5, 11 dhe 12 të “Rregullores për proçedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transferimin, rinovimin dhe heqjen e licensave në sektorin e Gazit Natyror”; Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (E.R.E), në mbledhjen e tij të datës 10.11.2017, mbasi shqyrtoi relacionin për licensimin e shoqërisë “Albgaz” Sh.a. në aktivitetin e shpërndarjes dhe transmetimit të gazit natyror , të përgatitur nga Drejtoria e Licensimit dhe Monitorimit të Tregut, vendosi:

Të licensojë shoqërinë “Albgaz” Sh.a. në aktivitetin e Shpërndarjes dhe Transmetimit të Gazit Natyror për një afat 30 vjeçar.

Share on