Albgaz çertifikohet si Operator i Kombinuar i Gazit Natyror

Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE), ditën e mërkurë  datë 8 nëntor 2017, ka miratuar çertifikimin e Operatorit të Kombinuar të Gazit Natyror Albgaz Sh.a për të qënë pjesë e zhvillimit të infrastrukturës së gazit në Shqipëri.

 Bordi i Komisionerëve miratoi fillimisht draft metodologjinë  e tarifave si kriteri kryesor, duke vijuar më pas me çertifikimin përfundimtar të Albgaz Sh.a.

Operatori i Kombinuar i Gazit Natyror në  Republikën e Shqipërisë , edhe pse në më pak se një  vit nga krijimi i tij, jo vetëm ka plotësuar kushtet e përcaktuara nga legjislacioni shqiptar dhe Komuniteti i Energjisë, por ka ndjek të gjitha hapat përsa i përket përmbushjes së dokumentacionit specifik për marrjen e çertifikimit.
Bordi i ERE me Vendim Nr.179, Datë 08.11.2017

Vendosi:

  1. Miratimin përfundimtar të çertifikimit të Operatorit të Kombinuar të gazit natyror Albgaz Sh.a. në përputhje me nenet 37, 50, 59, 68, dhe 80 të ligjit nr. 102/2015, për “Për sektorin e gazit natyror” dhe nenin 9, pika 6, të Direktivës 73/2009 EC.
  2. Brenda 1 muaji nga hyrja në fuqi e këtij vendimi Albgaz Sh.a. të zëvendësojë përfaqësuesit e MIE tek Këshilli Mbikqyrës i kompanisë me antarë të cilët nuk janë të punësuar tek MIE ose tek kompanitë e prodhimit dhe/ose furnizimit të energjisë elektrike që kontrollohen nga ajo.
  3. Albgaz të raportojë çdo muaj në ERE proçedurën për regjistrimin e aseteve të transmetimit dhe t’a përfundojë procedurën brenda gjashtë muajve pas miratimit të Vendimit Përfundimtar.
  4. Brenda 3 muajve pas miratimit të Vendimit të Certifikimit, Albgaz Sh.a të caktojë Zyrtarin e Përputhshmërisë subjekt i miratimit nga ERE, si dhe duhet që të hartojë dhe t’i dorëzojë ERE-s, Raportin e përcaktuar sipas Programit të Përputhshmërisë rregullatore jo më vonë se 12 muaj nga miratimi i Vendimit të Certifikimit të Albgaz sh.a., konform përcaktimeve të nenit 21 të Direktivës nr.73/2009 të Komisionit Europian, “Mbi rregullat për tregun e gazit natyror” dhe nenit 47 të ligjit nr. 102/2015, “Për sektorin e gazit natyror”.
  5. Brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, për qëllime të implementimit të rekomandimeve në Opinionin e Sekretariatit, Albgaz sh.a., të paraqesë në ERE dëshmi që tregon garancinë në lidhje me:
  • Pavarësinë e Auditueseve Financiarë
  • Bashkëpunimin ndër-institucional për realizimin e ndryshimeve në kuadrin ligjor, Neni 11 dhe 46 (10) i Ligjit për Sektorin e Gazit Natyror dhe transferimi i kompetencave tek Ministria e Ekonomisë.
  1. Mospërmbushja e detyrimeve të përshkruara në pikat 2, 3, 4 me sipër nga ana e Albagz Sh.a., sjell si pasojë rihapjen e proçedurës së çertifikimit në përputhje me nenin 14 të “Rregullave për çertifikimin e operatorit të sistemit të transmetimit të gazit natyror ”,.
  2. Albgaz Sh.a., do të raportojë çdo 3 muaj tek ERE dhe Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në lidhje me përmbushjen e detyrimeve të pikave 2, 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi si dhe me ecurinë e proçesit të transferimit të kompetencave nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë tek Ministria e Ekonomisë dhe Financave.

Gjithashtu, Albgaz Sh.a duhet ti përcjellë  këtë vendim Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, OST Sh.a, Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Autoritetit të Konkurencës.

Miratimi i Metodologjisë së tarifave të rrjetit të gazit natyror si dhe çertifikimi përfundimtar i hapin dritën jeshile liçensimit , duke e kompletuar nga ana e kompetencave sipas përcaktimeve ligjore, Albgaz Sh.a si operatori i kombinuar i gazit natyror, në veprimtarinë e tij.

Shperndaj